United Hospital

Rritja elektorale e pagave godet sërish sektorin privat

/ 7 minuta lexim
United Hospital

Qeveria “Haradinaj” ka paralajmëruar rritje pagash në sektorin publik përsëri pas vitit të ri, në fillim të vitit 2018, pavarë- sisht nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik. Njohësit e politikave ekonomike kanë drojën se me këtë veprim, Qeveria ka rrezik ta godasë kështu sërish biznesin privat, duke rritur rrogat artificialisht në sektorin publik.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti që rroga mesatare në sektorin publik është më e madhe se në atë privat, ndërsa në një vend me ekonomi tregu, duhet të jetë e kundërta! Një rritje e tillë artificiale e pagave pati ndodhur fillimisht edhe nga ish-kryeministri dhe tani presidenti Hashim Thaçi, kur kjo u bë për të blerë votat e armatës së madhe të të punësuarve në sektorin publik dhe të familjarëve të tyre, enkas për të mbetur në pushtet pa zgjedhur mjetet e duke shkelur ligjet e vendit. Tani po ashtu dyshohet se politika në pushtet po synon ta bëjë një veprim të tillë duke u kapur nga ethet e rrezikut të shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme përsëri në vitin që vjen, prandaj ngritja e pagave në sektorin publik mund të stimulojë akoma më shumë shtresën e militantëve politikë në institucione që ta ruajnë votën për pushtetin zhvatës dhe pa strategji të zhvillimit të vendit.

Qeveritë me agjenda elektorale

Njohësi i politikave ekonomike, Mustafë Kadriaj tha se parimisht rritja e pagave do të ishte e mirëseardhur, dhe është një tregues pozitiv i zhvillimit të vendit në planin makroekonomik për një shtet, por kjo tani në realitetin kosovar bie në kundërshtim me situatën. Kosova si shtet i ri akoma ka nivelin e ulët të rritjes ekonomik- GDP-së, nivelin e ulët të investimeve nga jashtë. “Së pari, qeveritë janë në shërbim të liderëve që, duke kalkuluar çdo rritje të pagës e llogarisin në votë, e këtë e bëjnë pa menduar se sa do ta dëmtojnë perspektivën ekonomike të vendit dhe financimin e projekteve të qëndrueshme zhvillimore, të projekteve rentabile që gjenerojnë zhvillim dhe vende të reja pune. Kjo tregon që kryeministrat e deritanishëm nuk janë dëshmuar aspak se e njohin ekonominë e tregut, sepse së pari do të duhet të kishim investime në projekte zhvillimore, hapje të mundësive për investime edhe nga jashtë, që determinon rritje të prekshme dhe të sigurt ekonomike e tek pastaj të mendohej rritja e pagave”, u shpreh ai. “Tani, ky planifikim vjen edhe në një situatë akoma më të rëndë, kur nuk tregohemi serioz si shtet as para institucioneve relevante ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që kanë paralajmëruar Qeverinë e Kosovës, e tani qeveritë po dalin joserioze dhe me humbje të besimit e të përkrahjes financiare në projektet investive. Edhe me këtë Qeveri, sikurse nga ato të kaluarat, po dëshmojnë që nuk janë Qeveri investive, por Qeveri sociale, e kjo ka vetëm një synim, që rritja e pagës t’u kthehet në votë”, tha Mustafë Kadriaj.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani vlerë- son se kjo rritje pagash dhe lojërat politike me sektorin publik dhe privat si në kohën e komunizmit është vazhdim i një politike komuniste, diskriminues për ekonominë e tregut. “Sektori privat dhe ekonomia e tregut janë diskriminuar nga rritja e pagave në sektorin publik,dhe duke nxitur punësimin e qytetarëve në shërbim publik. Kështu s’ka zhvillim të ekonomisë, sektori privat është i lënë anash, ai shfrytëzohet vetëm për zhvatje të taksave, për shkak se kjo Qeveri nuk merr vesh në ekonomi të tregut”, tha Blerim Burjani.

Ku mbeti ligji për pagat?!

Hidromorava

Analisti Hidajet Ahmeti thotë se ana skandaloze e kësaj tendence të kësaj Qeverie është se po planifikon të rrisë pagat akoma pa e bërë Ligjin për pagat, një ligj që dështoi në dy mandatet e kaluara qeverisëse. “Ligji për pagat është diskutuar që një kohë të gjatë, por praktikisht nuk është jetë- suar në mandatin e kaluar qeverisës. Ky ligj është i domosdoshëm për nivelimin e pagave në sektorin publik, por jo për rritje pagash në sektorin publik. Është për keqardhje kur tentohet të këtë ngritje pagash në sektorin publik, kur dihet se në një ekonomi të tregut të lirë, bizneset private do të ishin ato që do të josheshin qytetarët për të punuar e jo e kundërta”, theksoi ai. “Është fakt i pamohueshëm se çdo Qeveri përmes buxhetit të Republikës së Kosovës ka tentuar të blejë vota, gjithherë në kohë të zgjedhjeve apo edhe në kohë kur janë nuhatur zgjedhjet. Kjo logjike e mbrapshtë nuk prodhon stabilitet financiar, por as nuk ngrit efikasitetin e kualitetin e shërbimeve, por vetëm dëmton interesat qytetare duke shkurtuar buxhetin e varfër”, u shpreh Ahmeti. “Gjykoj se nuk do të ishte një veprim racional, pasi një pjesë e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme, një pjesë të papunë, e një pjesë e tyre punojnë në sektorin privat, ku drejtat e tyre shtypen e dhunohen në forma të ndryshme. Në vend se Qeveria “Haradinaj” të bëjë përpjekje të ngrisë rregullin e rendin në sektorin privat, ku përmes mekanizmave të shtetit të vërë në funksion të drejtat e punëtorëve në këtë sektor, ai po bën përpjekje të riparojë dëmin politik që ia ka bërë partisë së tij”, tha Hidajet Ahmeti.

Stabiliteti financiar në rrezik

Veprim të pamatur dhe me rrezik për stabilitetin financiar të buxhetit të shtetit e sheh këtë plan të Qeverisë edhe analisti Ali Hertica. “Qeveria ‘Haradinaj’ ka paralajmëruar rritjen e pagave nga fillimi i vitit 2018 për sektorin publik dhe të skemës sociale. Ky veprim nuk do të duhej të ndodhte nëse nuk janë bërë analizat e sakta të parametrave të zhvillimit ekonomik, për çka vazhdimisht po ka vërejtje edhe nga FMN-ja dhe Banka Botërore. Qeveria e Kosovës krahas këtij veprimi duhet të ndërmarrë masa edhe për adresimin e rreziqeve fiskale të menjëhershme, duke marrë masat e nevojshme për reduktimin e shpenzimeve rrjedhëse. Nuk mund të ketë stabilitet financiar dhe zhvillim ekonomik stabil në të njëjtën kohë kur rriten pagat, kur shtohen shpenzimet kapitale dhe ndodh ngritja, shtimi enorm i stafit të administratës”, tha Ali Hertica.

Mirëpo, analisti Ilir Fetahu konsideron se rritja ekonomike, sado simbolike e shënuar në mandatin e kaluar qeverisës, i hap mundësi edhe kësaj qeverisjeje që të planifikojë rritje pagash për sektorin publik, pa e dëmtuar atë privat. ” Sa i përket paralajmërimit të Qeverisë së re të Kosovës për ngritjen e pagave në sektorin publik, kjo është një nga punët më të mira që tash në hapin e parë mund dhe duhet të bëjë Qeveria, sepse, përveç nivelit të deklaruar të zhvillimit ekonomik, për vitin e kaluar dhe vitin që po e lëmë pas, një stimulim i tillë do të nxisë edhe për një shkallë angazhimin në këtë sektor për zhvillimin ekonomik në fushat përkatëse sektoriale. Mirëpo, kjo rritje duhet të reflektojë edhe tek sektori privat që të rishikohen pagat, sepse në këtë sektor akoma flitet jo vetëm për ngecje dhe vendnumërim të pagave, por gjithashtu herë pas here është përfolur edhe për shkelje të të drejtave të të punësuarve nëpër fusha, madje me rrezikshmëri të lartë të punës”, potencoi Ilir Fetahu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.