Surdulli kërkon mbështetjen e brezit kufitar, thotë se nuk do ta braktisë Karaqevën
Kamenicë – Nuk kam ndërmend të shkoj askund, sepse e dua vendin tim (Më shumë se disa që na e mbrojnë kufirin apo sjellin premtime çdo katër vite). Shteti jonë duhet ta zgjidhë problemin e kufirit, të investojë në këto zona dhe kështu e ruajmë një pasuri siç është rinia dhe perspektiva e tyre ka shkruar Shaip Surdulli kandidat për deputet.
Postimi i plotë i Surdullit
Ky vend është Karaqeva. Vendi ku jam lindë dhe rritë dhe vazhdoj të jetoj. Përveç profesionit tim, si pasion e kam bujqësinë. Nuk kam ndërmend të shkoj askund, sepse e dua vendin tim (Më shumë se disa që na e mbrojnë kufirin apo sjellin premtime çdo katër vite). Shteti jonë duhet ta zgjidhë problemin e kufirit, të investojë në këto zona dhe kështu e ruajmë një pasuri siç është rinia dhe perspektiva e tyre ka shkruar Shaip Surdulli kandidat për deputet.
Surdulli ka shkruar se fshati ka një rini të shëndoshë por gjendja ekonomike e bënë të vështirë perspektivën e tyre.
Një ndër temat tjera kryesore është kufiri dhe prezenca e Xhandarmërisë Serbe në pjesën e Kosovës. Ky fenomen nuk është përmendur asnjëherë.
Karaqeva shtrihet në zonën kufitare me Serbinë. Fshatrat përreth deri ne Bujanoc, janë të banuar me shqiptarë, ku ende jetojnë dhe veprojnë përveç malësisë që është zbrazur thuajse tërësisht.
Me zbrazjen e Malësisë, një ditë do të zbrazen edhe fshatrat afër kufirit.
Shteti jonë duhet ta zgjidhë problemin e kufirit, të investojë në këto zona dhe kështu e ruajmë një pasuri siç është rinia dhe perspektiva e tyre.
Kërkoj mbështetjen e Brezit Kufitar, sepse e njoh çdo cep të kësaj ane dhe vazhdoj të qëndroj afër jush.
I juaji,
Shaip Surdulli


