Takime madhështore të LDK-së në fshatrat Radivojc, Budrigë të Epërme dhe Devajë
Viti – Në takim morën pjesë Sokol Haliti,kryetar i degës së LDK-së në Viti, kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti Faruk Nura dhe ministrja Hykmete Bajrami, kandidate për deputete.
Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Vitisë Haliti përmendi të arriturat e qeverisë qendrore, përkrahjen e saj për Komunën e Vitisë, ku theksoi kyqjen në autostradë, ku nënshkruese ka qenë edhe ministrja Bajrami e cila është nga Radivojci.
Ai përmendi edhe parkun industrial në të cilin rolin kryesor e kishte ministrja Hykmete Bajrami!
Haliti tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicion i shpresës, integrimit dhe prosperitetit evropian. Ky ekip udhëhiqet nga një ekspert dhe një ministër i cili ka qenë më i suksesshmi në qeverinë e Kosovës e ky është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.
Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të përkrahin LDK-ne dhe në mënyrë të organizuar të dalin masovikisht dhe të përkrahin kandidatët për deputetë nga lista e LDK-së, Faruk Nurën, Hykmete Bajrami dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.
Në vazhdim të pranishmëve iu drejtuan edhe kandidatët për deputetë Hykmete Bajrami dhe Faruk Nura./rajonipress/


