Motoçikleta përplaset në veturën “Audi”, dy veta kërkojnë ndihmë në Emergjencë
Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime. Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se aksidenti rrugor të ketë ndodhë kur vetura Audi me tabela 06 duke qarkulluar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” me të arritur në hyrjen e Maketit “ETC” bënë kthim të pasigurt majtas me qëllim që të hy në parking, pa i dhënë përparësi kalimi mjetit Motoçikletë e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke mos e përshtat shpejtësinë e Motoçikletës dhe kushteve në komunikacion në vendbanim, ajo, përplaset me veturën Audi dhe me këtë rast dëmtohet edhe një veturë e cila ishte duke dal nga parkingu, me këtë rast shkaktohen dëme materiale në tri njësitë.
Lëndime trupore pësojnë vozitësi i veturës dhe i Motoçikletës si dhe pasagjerja që ndodhej bashkë me të e cila pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pasi janë mbledhë prova materiale në vendin e ngjarjes vozitësi i veturës Audi dhe drejtuesi i Motoçikletës ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti pas kompletimit procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


