FIDANISHTJA

Benes: Specialja nuk ndikohet nga politika

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Gjykata është plotësisht e angazhuar në ekzekutimin e mandatit të saj dhe do ta vazhdojë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme. Sipas saj, Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, porse Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat.

Dhomat e Specializuara janë plotësisht të fokusuara në ekzekutimin e mandatit të tyre dhe do ta vazhdojnë punën pa marrë parasysh zhvillimet e jashtme. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, duke mos i komentuar akuzat e fundit të presidentit Hashim Thaçi ndaj kësaj Gjykate.

Ajo ka konfirmuar për gazetën se Dhomat e Specializuara tashmë janë tërësisht funksionale, por Prokuroria Speciale duhet t’i ngrejë aktakuzat.

Uji Dea

“Që nga 5 korriku i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e Procedurës dhe Provave, Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale, pra Dhomat e Specializuara janë në gjendje t’i pranojnë dhe t’i procedojnë dosjet gjyqësore, siç janë ato që lidhen me akuzat e aktakuzat. Megjithatë është e detyrueshme që Prokuroria Speciale të ngrejë akuza”, ka pohuar Benes.

Zëdhënësja Benes megjithatë thotë se nuk mund të spekulohet mbi kohën se kur do të ngrihen aktakuzat e para, pasi që kjo është në dorën e Prokurorisë Speciale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.