Fundamenti

Hoyt Yee kërkon vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zëvendës-ndihmës sekretari i Amerikës, Briyan Hoyt Yee ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

Ai ka këshilluar të dy vendet që dialogu të vazhdojë në hapa më të shpejtë se tani, por që sipas tij janë Kosova dhe Serbia që vendosin.

“Ka filluar një dialog i brendshëm në Serbi, por duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shpejt se që është tani. Kjo është vetëm këshillë, pasi përsëri dy shtetet vendosin”, deklaroi Yee, transmeton lajmi.net

Zyrtari i lartë amerikan u pyet nga një gazetar i Zërit të Amerikës për deklaratën e tij se “Serbia nuk duhet të ulet në dy ulëse”.

Mobi Casa

Ai e sqaroi situatën duke thënë se ishte një këshillë e tij dhe jo ultimatum.

“Thënia ime ishte që Serbia të shkojë sa më shpejt drejt BE-së. Nuk ishte ultimatum, as paralajmërim. Tema ishte se si shteti serb duhet të ecë drejt Bashkimit Evropian, dhe unë i dhashë disa këshilla”, tha Hoyt Yee.

Ai në fund theksoi se Amerika do të mbetet partner i Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.