Vlerat unikate të PDK-së dhe kandidatëve të sajë, e garantojnë fitoren në Gjilan
Gjilan – Në prag të kampanjës zgjedhore, Gruaja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, Rinia dhe gjithë struktura e Degës, në mbrëmjen e organizuar në galerinë e degës së PDK në Gjilan, ri-konfirmuan mbështetjen e plotë për kandidatët e Listës së PDK-së nga Gjilani, z. Zenun Pajaziti dhe znj. Leonora Morina – Bunjaku.
Znj. Jyksel Gjinolli-Sylejmani, kryetare e GDK në Gjilan: “Fitoren e FILLIMIT TË RI, dhe kandidatëve tanë e garanton angazhimi ynë dhe puna jonë e përbashkët dhe e pandalshme në promovimin e vlerave unikate të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ne veçanti, vlerave atdhetare, civilizuese e demokratike që bartin kandidatët tanë z. Zenun Pajaziti dhe znj. Leonora Bunjaku – Morina“ thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/





