Fundamenti

Haziri merr konfirmimin e donatorëve për ndërtimin e një shtëpie në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë sot konfirmimin e donatorëve, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu, për ndërtimin e shtëpisë së Veli Aliut në lagjen “Arbëria”, i cili pos që ka jetuar në gjendje të rëndë, ka edhe disa invalid në familjen e tij.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar donatorin Ramadan Ramadani (bashkatdhetar nga Zvicra) dhe Agim Aliun për këtë gjest human, duke thënë se po ndjehet shumë mirë që njerëzit e vullnetit të mirë vazhdimisht po lajmërohen për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

“Unë ju falënderoj shumë për këtë humanitet që po e tregoni, duke e nxjerrë një familje nga gjendja e rëndë e banimit. Bashkatdhetarët tanë definitivisht janë heronjtë tanë të gjallë meqë tradicionalisht nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre për të ndihmuar Gjilanin. Apeloj edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të jenë solidar sepse nuk ka punë më të madhe sesa ta rahatosh një familje duke e bërë më shtëpi të re”, tha Haziri.

Eco Higjiena

Haziri ka paralajmëruar se së shpejti, me buxhet komunal, do të nis ndërtimi edhe i dy shtëpive të reja, përkatësisht Rrahman Hajdinit në Gumnishtë dhe Mexhid Mustafës në Lladovë, përderisa do të renovohen tri shtëpi të tjera për Fehmi Bllaca në Cërnicë dhe Kujtim Vranocin e Fadil Osmanin në Gjilan.

Haziri ka konfirmuar se fillimi i ndërtimit të këtyre shtëpive pritet të nis gjatë këtij muaji të Ramazanit.

Ndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, të organizuar me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri në tetorin e vitit 2014, u premtua ndërtimi i dhjetë shtëpive, ndërkaq kjo tashmë është katërfishuar meqë numri i shtëpive të ndërtuara ka kaluar shifrën 40./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.