Kishte urdhëresë nga Gjykata, gjatë kontrollit i gjejnë edhe marihuanë
Gjilan – Policia e Kosovës Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit kanë ndaluar të dyshuarin shqiptar pasi që i njëjti kërkohej me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata. Gjatë kontrollit rutinë tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1.5 gram.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar nga Njësitet anti drogë që veprojnë nga shtabi qendror këtu në Gjilan dhe ndaj tij është hapur rast “Posedim i Paautorizuar i Narkotikeve të Rrezikshëm dhe Substancave Psikotropike 275” , më pastaj në bazë të urdhëresës i dyshuari, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 60 ditësh njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


