United Hospital

Presidenti Thaçi i tregon diplomates evropiane për “hapat e mëdhenj” që ka bërë Kosova

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti Hashim Thaçi priti sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian, Helga Schmid, me të cilën bisedoi për të arriturat dhe reformat që, sipas Thaçit, kanë ndodhur në Kosovë.

Thaçi përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si procesin e fundit që ndodhi në vend, e që ishin të rregullta.

“Zgjedhjet e suksesshme komunale dhe betimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë janë hapat më të fundit të mëdhenj të Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi.

“Po vazhdojmë me sukses reformat në politikë, sundim të ligjit e ekonomi, që sa më shpejt të lëvizim, me hapa konkretë, drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Presidenti.

Uji Dea

Duke folur për Kosovën në rajon, Presidenti u shpreh se Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë dhe shtoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtim në mes dy shteteve.

“Dialogu duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, vijoi ai.

Sekretarja e Përgjithshme Schmid u shpreh se BE-ja mbetet e përkushtuar për pranimin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj dhe ftoi që të intensifikohen përpjekjet për reforma në të gjithë sektorët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.