UBT

Schimd: Demarkacioni mbetet kusht për vizat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që Kosova t’i bëjë reformat e nevojshme.

Ajo ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdojnë të jenë detyrat kryesore që Kosova duhet zbatuar.

“Dera jonë është e hapur për Kosovën, por duhet të bëhen reformat e nevojshme”, tha ajo.

Schmid më tej ka thënë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, raporton RTK. “Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit,” është shprehur Shmid.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është liberalizimi i vizave është për Kosovën. por Kosova ka kushte ato që tashmë janë të ditura, siç janë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe demarkacioni”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme dhe ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë.

Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon dhe dialogu sipas saj është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane.

E kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova është e vendosur në implementimin e detyrave që i caktohen.

“Dinamika e Kosovës po justifikohet, takimi i sotëm është për t’i dhënë shtyrje dhe punë më intensive për agjendën evropiane… Kosova është e vendosur për implementimin e detyrave që na dalin”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.