Kishte ikur disa herë nga policia, arrestohet për dënimin prej 22 muajve burg efektiv
Viti – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, kanë realizuar këto urdhëresa, duke arrestuar personin e kërkuar dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar menjëherë në burgun e Dubravës (Istog ) në vuajtje të dënimit prej njëzet e dy (22) muaj burg efektiv.
I dyshuari kërkohej një kohë të gjatë nga policia njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


