ARKATANA

Dështimi i ministrave dhe deputetëve në komuna

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit nuk arritën bashkërisht t’i marrin më shumë se 1000 vota. Betejën komunale në rundin e parë e humbën edhe gjashtë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndonëse u zgjodhën deputetë e u emëruan ministra shumë prej tyre brenda pak muajve ia mësynë garës edhe për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke pretenduar kështu që ta marrin udhëheqjen e komunave përkatëse.

Por, pavarësisht kësaj, pjesa dërrmuese e tyre dështuan qysh në start në këtë mision. Dy ministrat e Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyçi (ministër i Arsimit) dhe Bajram Hasani (i Tregtisë e Industrisë), pretenduan të vinin në krye të Prishtinës e Gjilanit, por nuk arritën ta kalojnë as rundin e parë të zgjedhjeve.

Mobi Casa

Ministri Hasani në Gjilan i mori vetëm 665 vota, përderisa Bytyqi në Prishtinë edhe më pak, përkatësisht 568 vota. Përfaqësues nga Nisma lidhur me dështimet e ministrave të tyre në nivel lokal thonë se synimi i partisë nuk ishte që të shkohet në balotazh, porse të fitohet sa më shumë nëpër asambletë përkatëse.

E përderisa deputetët si Qëndron Kastrati, Arban Abrashi, Mytaher Haskuka, Sami Kurteshi, Gani Dreshaj, Mimoza Kusari-Lila e Agim Aliu shkuan në balotazh, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk arritën ta bënin një hap të tillë.

Zafir Berisha, Faton Topalli, Driton Çaushi, Sali Salihu, Zenun Pajaziti e Emilia Rexhepi ndonëse ishin shprehur të bindur në fitore nuk e arritën një gjë të tillë. Pavarësisht humbjes disa prej tyre thonë se nuk kishin ambicie për fitore, por vetëm për ta rritur partinë në komunat përkatëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.