Fundamenti

Hoxhaj flet për koalicionet e mundshme të PDK’së dhe reformën brenda partisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se PDK-ja ka ruajtur një kontinuitet të elektoratit që nga viti 2007 sa u përket zgjedhjeve lokale. Ai ka thënë se PDK-ja ka fituar në dy komuna, dhe shkon në balotazh në 10 komuna, ndërsa ka theksuar se PDK-ja pret që të qeverisë gjithsej në 12 komuna. Kjo do të thotë, dy komuna më shumë sesa në mandatin e kaluar të qeverisjes lokale.

Duke folur për rundin e dytë të zgjedhjeve, Hoxhaj ka thënë se anëtarësia e PDK-së do të aktivizohet plotësisht, me aktivistët e saj, dhe do t’i fitojë të gjitha komunat ku ka shkuar në balotazh.

“PDK-ja e ka dëshmuar edhe më herët se në rundin e dytë të zgjedhjeve, por edhe në të tretin nëse ka nevojë, është e pandalshme në fitore”, ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja ende nuk ka qëndrim se me kë do të bëjnë koalicione në komunat ku kandidatët e tyre janë në balotazh. Ai ka thënë se do të lidhin koalicione varësisht nga qyteti dhe rrethanat e garës.

Uji Dea

Ai ka pranuar se partia e tij ka tri prioritete të mëdha e ato janë shënimi i fitores në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj, të cilat i ka konsideruar si qytete strategjike për mbulimin dhe zhvillimin e të gjitha pjesëve të Kosovës.

Hoxhaj ka folur edhe për reformën brenda PDK-së, ku ka përmendur që 80 për qind e kandidatëve të PDK-së kanë qenë prurje të reja.

“Kjo reformë ka marrë edhe shumë mbështetje elektorale”, ka deklaruar Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.