UBT

Jamie Shea: NATO dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej vitesh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, Jamie Shea, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon

Kryeministri Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse KFOR si një partner të rëndësishëm në Kosovë.

Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirjes, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

United Hospital

Kryeministri Haradinaj theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka nisur një dinamikë të re të brendshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht është angazhuar me përkushtim në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, duke përshpejtuar rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai tha se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i vendit, me theks të veçantë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, në UNESCO dhe INTERPOL.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, tha se NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm për aq sa do të ketë nevojë Kosova dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse si një garantues të paqes në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.