Oligarkët e “Pronto-politikës” shantazhojnë me dosje njëri-tjetrin
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se rasti i Saimir Tahirit, gjegjësisht dosja 1800 faqe, e tipit “Tahiri- Habila”, është ekzemplari më eklatant i krimit të organizuar dhe shantazhit politik, për fat të keq, jo i vetmi në politikëbërjen shqiptare, pasi sipas tyre dosje të tilla voluminoze, pak më të vogla apo më të mëdha, ekzistojnë edhe në raftet e UNMIK-ut, EULEX-it, Prokurorisë Themelore dhe Speciale.
Ata thonë se, për fat të keq, dosje të tilla edhe në Kosovë ka me bollëk, të cilat përdoren si shantazh në mes të figurave të larta politike dhe institucionale në Kosovë, duke mos u zbardhur asnjëherë e vërteta, duke mos u vënë para drejtësisë figurat e larta politike dhe të nëntokës kriminale si dhe të mafio-oligarkisë kosovare, por gjithnjë duke u shantazhuar mes njëri-tjetrit për përfitime milionëshe kriminale, siç ishte rasti “Pronto”, i cili prolongohet me interferencë të politikës nga prokuroria dhe gjykatat për llogari të mafio-oligarkisë kriminale.
Analisti Skender Kapiti, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, politika kriminale ka luajtur me dosjet e ish-sigurimit të shtetit, ka luajtur me Ligjin e Lustracionit dhe me atë të dekomunistifikimit dhe të dekriminalizimit të politikës, vendit, të drejtë- sisë dhe të shoqërisë. Sipas tij, këto dosje janë përdorur për shantazhe ndaj politikanëve të ndryshëm, për t’i mbajtur dhe kërcënuar ata me presion, me qëllim që t’u shërbejnë presidentëve, kryeministrave dhe pushtetarëve të periudhës së paskomunizmit. “Regjimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë montoi dhe kultivoi edhe kulturën e vjedhjes dhe të manipulimit të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira. Këtë sjellje dhe veprimtari të PD-së e përsosi edhe më tej Partia Socialiste, pasi të dyja janë bija të Partisë së Punës së Shqipërisë. Askush mos ta gënjejë veten se Berisha apo Rama nuk janë e njëjta gjë, të dy janë i njëjti bylmet i gatuar në stanin e ish-komunizmit dhe të ngritur në demokraci në krye të saj. Si PD dhe PS nuk e duan dekriminalizimin e politikës dhe as VETTING-un. Me hipokrizi shprehen edhe partitë politike pro VETTING-ut, pasi praktikisht bëjnë gjithçka çfarë munden për ta shtyrë si Rama e Berisha dhe shumë të tjerë agoninë apo edhe ndëshkimin e tyre”, është shprehur Kapiti.
Ai thotë se realiteti i sotëm i kulmimit të kriminalizimit, korrupsionit dhe i drogës tregon atë se në Shqipëri u montua jo një demokraci, por një KRIMOKRACI. “Gjendja e sotme në Shqipëri dhe në Kosovë është pasojë e dështimit total të politikës dhe të politikanëve shqiptarë, saqë edhe te shoqëria shqiptare është krijuar njëfarë frike, ankthi, pasigurie dhe “pajtimi” me atë se çfarë bëjnë politika, drejtësia dhe krimi e korrupsioni i tyre”, është shprehur Kapiti. Sipas tij, edhe ndërkombë- tarët, të cilët këmbëngulin për zbatim të ligjit, njëlloj për të gjithë kur e shohin dhe hasin në një kriminalizim dhe korrupsion të tillë jo vetëm politik, por dhe në sistemin e drejtësisë, edhe ata fillojnë të përkulen e bien pre e ryshfetit dhe korrupsionit vendor në Kosovë, sepse askush nuk është imun dhe i pamundshëm për të mos u joshur dhe korruptuar”, është shprehur ai.
Image
Qarri: Habilaj kishte bazat e forta të krimit edhe në Kosovë
Hasan Preteni nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet thotë shkurt: “Një komb, një qëndrim. Logjika e njëjtë veprimet e njëjta, mentaliteti i njëjtë dhe qasja ndaj shtetit fatkeqësisht e njëjtë”. Analisti Gani Qarri ka veçuar se nga hetimet e deritanishme në Shqipëri dhe dëshmitë e drejtësisë italiane del se kushëriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, për vite të tëra ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët më të lartë shtetërorë, e siç vërtetohet nga përgjimet e bisedave të tij duket se jo vetëm me zyrtarë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Ndaj, sipas tij, është e pakuptueshme se si për arsye ende të panjohura çuditërisht vetëm në Kosovë ende heshtet, megjithëse në sirtarët e Prokurorisë, policisë, gjyqësisë, asaj të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Prokurorisë Themelore e Speciale të Kosovës duhet të jenë syrgjynosur qindra nëse jo edhe mijëra dosje të “fshehura” me mijëra faqe, ngjashëm me ato të tipit ‘Habilaj’ në Shqipëri. “Po ndoshta, siç po i shantazhon ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa dhe klikën e tyre të inkriminuar me materiale shantazhuese edhe në Kosovë, heshtja e institucioneve të këtushme shtetërore dhe atyre të drejtësisë, sikur dëshmon se po veprohet në të njëjtën mënyrë, e këtë për faktin se në raportin e drejtësisë italiane ‘Habilaj’ thuhet se njërën nga bazat më të mira dhe më të sigurta ku grupi i tij merrte me qindra mijëra euro ‘cash’ e kishte pikërisht në Kosovë, duke cekur edhe orarin e punës, të qendrës ku punonte sekseri i tij. Siç dihet, ish-ministrit i Brendshëm më jetëgjatë në kohën e demokracisë në Shqipëri, ishte akuzuar disa herë për përgjime private dhe si i tillë dyshohej qëmoti se mund të posedonte “bomba” komprometuese për pjesëtarët kryesorë të qeverisë deri te kryeministri i vendit. Kjo vërtetohet edhe në dëshmitë e drejtësisë italiane, nga të cilat del se kushëriri i Tahirit, Moisi Habilaj, për vite të tëra kishte për bashkëpunëtorë zyrtarët më të lartë të shtetit, nën mburojën e të cilëve kultivonte i lirë bimët narkotike dhe i kishte rrugët të hapura nga ta, për transportimin e tyre edhe jashtë shtetit, si p.sh. në Itali, e pse jo edhe në Kosovë e vende të tjera përreth. Kështu që jo vetëm Saimir Tahiri ka siguruar paprekshmërinë e Habilajt dhe grupit të tij në Shqipëri, por, siç thuhet në raportin e policisë italiane, ai kishte njërën ndër bazat më të forta në anën tjetër të kufirit, pra në Kosovë”, është shprehur analisti Gani Qarri.
Shantazhe ndërmjet njëri-tjetrit për përfitime kriminale
Analisti Florim Zeqa ka nënvizuar se rasti i Saimir Tahirit, gjegjë- sisht dosja 1800 faqe e tipit “TahiriHabila”, është ekzemplari më eklatant i krimit të organizuar dhe shantazhit politik, për fat të keq, jo i vetmi në politikëbërjen shqiptare, derisa siç tha “dosje të tilla voluminoze, pak më të vogla apo më të mëdha, ekzistojnë edhe në raftet e UNMIK-ut, EULEXit, Prokurorisë Themelore dhe Speciale. “Ashtu siç po i shantazhon ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm dhe klikën e tyre me materiale shantazhuese, me qëllim të mbrojtjes nga përgjimet dhe provat materiale, është shndërruar në “bombë” kompromentuese për pjesëtarët e qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin Rama. Për fat të keq, dosje të tilla në Kosovë ka me bollëk, të cilat përdoren si shantazh në mes të figurave të larta politike dhe institucionale në Kosovë, duke mos u zbardhur asnjëherë e vërteta, duke mos u vënë para drejtësisë figurat e larta politike dhe të nëntokës kriminale si dhe të mafio-oligarkisë kosovare, por gjithnjë duke u shantazhuar mes njëri-tjetrit për përfitime milionëshe kriminale, siç ishte rasti “Pronto”, i cili prolongohet me interferencë të politikës nga prokuroria dhe gjykatat për llogari të mafio-oligarkisë kriminale”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa.
Analisti Ragip Guraziu ka vlerësuar se dosje të “fshehura” me nga 1800 faqe, të tipit “Tahiri-Habilaj”, dyshohet se ka edhe në raftet e Prokurorisë në Kosovë, qoftë asaj të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Prokurorisë Themelore dhe Speciale, bile me bollëk. Tutje ai thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa dhe klikën e tyre me materiale shantazhuese, po mendon se disi do të arsyetohet në fajësinë e tij, derisa siç tha po supozohet dhe dëshmohet se si ish-ministri i Brendshëm më jetëgjatë në kohën e demokracisë, ai ishte akuzuar shpesh për përgjime private dhe si i tillë dyshohej se mund të kishte “bomba” komprometuese për pjesë- tarët e Qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin. Sipas tij, nuk do koment se të tilla dosje ka edhe në Kosovë, si shantazh në mes të figurave të larta politike dhe institucionale, duke mos u zbardhur asnjëherë e vërteta, duke mos vënë para drejtësisë figurat e larta politike dhe të nëntokës, si dhe të mafio-oligarkisë kosovare, por duke u shantazhuar mes njëri-tjetrit për përfitime kriminale”, është shprehur Guraziu. Analisti Naim Miftari mendon se shantazhet me përgjime në Kosovë përdoren qysh nga paslufta, në kohën e UNMIK- ut, përgjimet e telefonave të marra pas luftës dhe të dhënat të marra edhe në kohën e UDB-së të Millosheviqit, janë përdorur dhe përdoren akoma për shantazhe dhe presione, sidomos ndaj disa ish-bashkëpunëtorëve të UDBsë. Por, sipas tij, edhe dikur kur vepronte SHIK-u dhe tani kur vepron AKI-ja apo (SHIK-2) vlejnë akoma dhe përdoren organet e sigurisë për hakmarrje politike dhe kundër rivalëve politikë, por edhe kundërshtarëve privatë dhe kjo pasi nuk ekziston një ligj i mirëfilltë dhe një kontroll i brendshëm i besueshëm që do t’i ndalonte këto gjëra
(Kosova Sot)


