E godet me shishe qelqi, viktima përfundon në emergjencë, i dyshuari prangoset
Viti – Në rrugën “Idriz Seferi” në Viti, Policia e Kosovës Njësitet e sektoriale në Viti kanë pranuar një informatë për një rast “Lëndim i lehtë trupor”. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një shishe qelqi viktimën po ashtu Shqiptarë Shtetas i Kosovës duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar ndihme mjekësore dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti Procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


