UBT

KQZ njofton se janë shpërndarë të gjitha fletëvotimet në gjithë Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se gjithë materiali sensitiv, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në të gjithë Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi. Ai bëri të ditur se ky material do të shpërndahet në orët e hershme të së dielës.

Hidromorava

“Mund t’iu konfirmoj se i gjithë materiali sensitiv, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në të gjithë Kosovën. Sipas planifikimeve, ky material do të shpërndahet nëpër Qendra Votimi në orët e hershme të ditës së nesërme, e diele”, tha ai.

Qendrat e votimit pritet të hapen në ora 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes./Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.