Fundamenti

Thaçi: Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri bëhet të martën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.

Kështu bëri të ditur Presidenca e Kosovës, njofton Telegrafi.

Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Uji Dea

Ndryshe, më 17 tetor ishte paraparë dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, por që për shkak të mosardhjes së gjyqtarëve kishte.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kohë më parë janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori, ditën kur pritej të bëhej dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas dështimit të dekretimit më 17 tetor, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte akuzuar Serbinë dhe BE-në për dështimin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.