E ndalin për posedim të drogës, e dërgojnë drejt në burg për të vuajtur një dënim të mëhershëm
Gjilan – Policia e Kosovës njësite anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan gjatë punëve operative në teren, para Teatri të Qytetit në Gjilan, kanë ndaluar të dyshuarin Shqiptar shtetas i Kosovës (1994) dhe i njëjti është sjell në stacionin policor ku gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.
Substanca narkotike me peshë 0.7 gram është sekuestruar nga ana e policisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Pas verifikimit të personit rezulton se ai është i dënuar me 6 muaj burg efektiv dhe i njëjti do t`i dorëzohet njësiteve patrullues për procedurë të mëtutjeshme, për dërgim në vuajtje të dënimit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


