ARKATANA

Hoxhaj për Reuters: Tepër shqetësues glorifikimi i kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e thellë për shkak të glorifikimit sistematik që po u bëhet kriminelëve serb të luftës nga ana e Serbisë.

Hoxhaj ka thënë për Reuters, se Qeveria e Kosovës është tejet e shqetësuar me këto veprime, dhe se si kriminelët e luftës janë rehabilituar në pozita të lartë shtetërore, të sigurisë dhe të edukimit.

“Jemi tepër të shqetësuar nga glorifikimi sistematik dhe rehabilitimi që u është bërë në institucionet më të larta kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj për Reuters.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar një shqetësim tjetër të Kosovës, atë të mungesës së reagimeve të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me rastet kur lartësohen kriminelë lufte nga liderët e Serbisë.

FIDANISHTJA

Edhe aktivistja e të drejtave të njeriut në Serbi, Natasha Kandic ka reaguar ndaj këtyre veprimeve të qeverisë së Serbisë, duke e konsideruar si lojë të rrezikshme dhe fund të cfarëdo vizioni për integrim evropian, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal.

Nga ana tjetër, zyra e BE-së nuk u është përgjigjur pyetjeve të Reuters në lidhje me këtë temë, ndërsa edhe zyra e Vulinit ka refuzuar të komentojë.

Këto deklarata kanë ardhur pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin ka lartësuar një kriminel të dënuar të luftës, duke e cilësuar njeri të guximshëm, për të cilin ka thënë se është krenar. Vetë Vulin, ka qenë pjesë e qeverisë në kohën e Milloshevicit, i cili konsiderohet si kasapi i Ballkanit, për shkak të shumë viktimave të dala nga konfliktet e nisura pikërisht nga Milloshevici./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.