Eko Higjiena

Përfshirja e SHBA-së në dialog, garanci për zbatimin e marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë ishte shprehur se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së në dialogun që po zhvillohet mes dy vendeve në Bruksel.

Ai madje pati paralajmëruar se nuk do të ulet fare në tavolinë të bisedimeve pa prezencën e SHBA-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Nuk mund të vazhdojmë dialog nëse nuk është Amerika në tavolinë”, kishte deklaruar Haradinaj.

Kjo për faktin se përfshirjen e SHBA-së në dialog Haradinaj e ka cilësuar si qenësore për t’i çuar bisedimet përpara.

Mobi Casa

“Roli amerikan është i nevojshëm për paqen”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se “rolin e Amerikës në tavolinë e shohim si nevojë thelbësore”. “Bisedimet do të duheshin përfunduar me njohje reciproke të shtetësisë mes Kosovës dhe Serbisë”, pati thënë ai.

Por për përfshirjen e SHBA-së në dialog Zyra e BE-së nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se a do të ndodhë një gjë e tillë, apo jo. Ata në deklaratën e tyre të fundit as nuk e mohuan e as nuk e pohuan një gjë të tillë.

“Të dyja palët kanë rënë dakord të fillojnë punën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.Përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, ka rikonfirmuar kohët e fundit se dialogu ka hyrë në një fazë të re”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së BE-së dhënë gazetës “Zëri”.

Propozimin e kryeministrit Haradinaj për përfshirjen e SHBA-së në dialog e kishte përkrahur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili këtë gjë e konsideronte si të domosdoshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.