United Hospital

Presidenti bëhet ‘pjesë’ e fushatës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndonëse sipas Kushtetutës duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve të 22 tetorit po vazhdon të takohet me kandidatë të caktuar për kryetarë komunash.

Vetëm para tre ditësh presidenti Thaçi ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Klinës nga ish-subjekti të cilin e kishte drejtuar para se të vinte në krye të shtetit, PDK-ja.

Përfaqësuesit e opozitës kanë reaguar lidhur me këtë çështje, duke konsideruar se një gjë e tillë është krejtësisht antikushtetuese.

Mobi Casa

Ata madje kanë paralajmëruar se pas mbledhjes së fakteve mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese lidhur me veprimet e fundit të Thaçit.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se presidenti nuk ka përfaqësuar asnjëherë unitetin e popullit.

Përkundrazi, sipas tyre, ai po përkrah kandidatët e ish-partisë që drejtonte dikur e që, siç shpre hen ata, i pari i shtetit më shumë po sillet si president partiak sesa si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.