Apostolova, e befasuar me qasjen e Haradinajt
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është zotuar se do të bashkëpunojë me qeverinë e re, të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, raportoj zeri.info.
Ajo me këtë rast, ka thënë se ndihet e befasuar nga fillimi i punës së kryeministrit Haradinaj. “Dua t’ju siguroj se kemi një bashkëpunim të mirë me ketë qeveri.
Jemi të befasuar me këtë qasje pragmatike të kryeministrit”, është shprehur ajo në takimin me përfaqësuesit e AAK-së.
Ajo më tej, ka thënë se vëmendja duhet përqendruar në 100 ditëshin e parë të punës së qeverisë.
Tutje, Apostolova ka folur edhe për luftimin e krimit e korrupsionit, me ç’rast ka thënë se duhet të punohet në këtë drejtim.
“Unë do të thoja se lufta kundër krimit e korrupsionit është shumë e rëndësishme”, është shprehur ajo./Zeri


