Mobi Casa

Haradinaj për Reuters: SHBA-ja të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të vendit të tij, që të përfshihet në bisedimet e ndërmjetësuara të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë që kanë për qëllim zgjidhjen e dallimeve.

Haradinaj ka thënë se pjesëmarrja e SHBA-së është qenësore për t’i çuar bisedimet përpara.

“Roli amerikan është i nevojshëm për paqen”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Reuters.

“Rolin e Amerikës në tavolinë e shohim si nevojë thelbësore”.

Bisedimet do duhet përfunduar me njohje reciproke të shtetësisë “mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, transmeton Express.

United Hospital

Haradinaj tha se deri në fund të vitit, qeveria e tij do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë amerikane të energjisë elektrike “ContourGlobal” për një termocentral 1 miliard eurosh me thëngjill.

Kompania me bazë në New York ishte i vetmi ofertues për termocentralin 660 MW që do të zëvendësojë Kosovën A 40 vjet të vjetër.

Projekti është kritikuar nga ambientalistët që thonë se Kosova duhet të mbështetet më shumë në burime me energji të ripërtërishme sesa në thëngjill.

“Do të ketë teknologji të pastër të avancuar dhe do të garantojë energji të mjaftueshme për 20 vjetët e ardhshme”, tha Haradinaj në këtë intervistë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.