UBT

Haliti: Mos pritni vendime të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se e vetmja arsye për mos funksionimin e Kuvendit janë zgjedhjet lokale.

“Nuk ka ndonjë arsye shqetësuese për mos funksionimin e Kuvendit. Mendoj që e vetmja arsye janë zgjedhjet lokale. E di që qytetarët kanë prit më shumë për shkak të zotimeve por vendimet e mëdha merren mbi bazën e arsyeshmërise”, ka thënë Haliti, transmeton zeri.info.

Më tej, ai ka shtuar se në qoftë se mendon dikush që do të merret ndonjë vendim i jashtëzakonshëm kjo nuk do të ndodh.

“Mendoj qe s’ka nevojë sepse jemi në situatë normale”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Më tej, nënkryetari i Kuvendit ka thënë se qeveria e ka të vështirë procedimin në Kuvend të çështjeve të mëdha siç është demarkacioni.

“Çështja e demarkacionit nuk është e lehtë të procedohet. Qeveria e ka të vështire për faktin se një pjesë e anëtarëve të qeverisë kanë qenë kundërshtues të demarkacionit, por nëse komisioni konstaton se ka qenë në rregull po besoj që mund ta sjellin në Kuvend, por nëse jo duhet të presim dhe të shohim se si do të procedojmë dhe se si do të veprojmë për tu përafruar në çështjet tjera që na kërkohen për liberalizimin e vizave jo vetëm në demarkacion”, tha ai, transmeton zeri.info.

Ai tutje tha se çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi ose Qeveria, marrëveshjen e nënshkruar dhe miratuar për demarkacion nuk mund ta ndryshojë askush në qoftë se nuk ka një marrëveshje shtesë me Malin e Zi.

Për këtë, Haliti tha se më e mira do të ishte që çështja e ratifikimit të demarkacionit të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit pasi kështu do të merrej një vendim ndërkombëtar. Ai përmendi edhe argumentet tjera se si janë vendosur kufijtë nëpër botë por tha se Kosova duhet të veprojë ashtu siç i është kërkuar. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.