ARKATANA

Trafikantët e drejtësisë të ballafaqohen me ligjin

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se sistemit aktual i duhet reformë rrënjësore për të pasur kësisoj një sistem drejtësie të shëndoshë, të pavarur në rend të parë nga të gjitha ndikimet, qofshin ato politike apo edhe të tjera.

Kjo veç tjerash, sipas tyre, edhe për faktin se tani edhe pas 18 vjetësh në liri në Kosovë drejtësia dyshohet se po vazhdon të “shitet” dhe të “blihet” si në pazar, teksa në anën tjetër definitivisht kjo garniturë që udhëheq drejtësinë është treguar në vazhdimësi e pafuqishme për t’u përballur me politikanët mafio- oligarkë të korruptuar e sundues, që po e sundojnë dhe qëndrojnë edhe mbi ligjin e Kushtetutën.

Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se çfarë ka bërë KGJK-ja deri më tash për të pasur një drejtësi më të mirë sesa që është kjo padrejtësi aktuale, e instaluar përmes korrupsionit dhe me ndikimet e fuqishme të politikës dhe korporatokracisë kriminale të lidhura bashkë. Për atë se përse kemi pak raste të dënimeve që janë shqiptuar ndaj gjyqtarëve, të cilët dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin, duke e shkelur atë në mënyrë kriminale, flet shkrimi në vijim.

Kapitullimi para krimit

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se çështja në fjalë vërtet e reflekton gjendjen aktuale të vendit tonë, derisa, sipas tij, kjo do të mund të ndryshohej fillimisht nëpërmjet ndryshimeve cilësore të dispozitave që e normojnë KGJK-në dhe KPK-në, si dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi, në mënyrë që pastaj, siç tha, që ato dispozita pas miratimit të zbatoheshin me konsekuencë dhe konsistencë dhe kjo nga KGJK-ja dhe KPK-ja. “U mor vesh se me zbatimin e ndryshimeve kushtetutare e më pastaj ligjore më në detaje do të bëheshin edhe ristrukturime kuadrovike në këto institucione edhe si të tilla me bazë do të mund të pritej se do të ishin shumë më efikase dhe eficiente krahasuar me gjendjen e tashme”, është shprehur ai.”Kjo është gjendja dhe ndryshe mund të flitet shumë, mirëpo mos të thuhet asgjë pasi këto janë çështjet kruciale dhe esenciale që duhet bërë shoqëria politike e vendit tonë, nëse nuk i bën atëherë d.m.th. e pranon kapitullimin para krimit të organizuar, para oligarkive të grupeve të interesave të dyshimta e abuzuesve të aseteve kombëtare të pozitave funksionale”, potencoi profesori i së drejtës, Riza Smaka.

Eco Higjiena

Korrupsioni e degradoi gjyqësinë

Analisti Naim Kelmendi thotë se sistemit të drejtësisë i duhet reformë rrënjësore për të pasur kësisoj një sistem drejtësie të shëndoshë, të pavarur në rend të parë nga të gjitha ndikimet, qofshin ato politike apo edhe të tjera. Kjo veç tjerash ai thotë edhe për faktin se tani edhe pas 18 vjetësh në liri në Kosovë drejtësia dyshohet se po vazhdon të “shitet” dhe të “blihet” si në pazar, teksa në anën tjetër definitivisht kjo garniturë që udhëheq drejtësinë është treguar në vazhdimësi e pafuqishme për t’u përballur me politikanët mafio- oligarkë të korruptuar e sundues, që po e sundojnë dhe qëndrojnë edhe mbi ligjin e Kushtetutën. “Sot drejtësia kosovare është e kapur dhe e inkriminuar dhe assesi nuk mund të thuhet se ka zhvillime të theksuara pozitive në drejtimin e duhur derisa kjo drejtësi është e kapur edhe nga mafio- politika e nga oligarkia kosovare, gjersa kështu po vuan nga ndikimet tejet të dëmshme politike, klanore, grupeve të interesit e kriminale dhe nga këto ndikime janë kompromituar edhe njerëzit e gjyqë- sorit, të inkriminuar e të korruptuar, që në vend se të jenë të dinjitetshëm ata kanë keqpërdorur drejtësinë duke ia humbur kështu besimin qytetarit ndaj kësaj drejtësie”, potencoi ai. “Mbase jemi dëshmitarë të shumë e shumë rasteve të gjyqtarëve të korruptuar që abuzuan me drejtësinë, e në vend që të dënoheshin për veprat e tyre, sikur janë marrje ryshfeti apo forma tjera korruptive, ata, kolegët e tyre, i nxjerrin këta të pafajshëm. Andaj kjo është forma më e ulët e keqpërdorimit të drejtësisë nga vetë njerëzit që ndajnë drejtësinë në këtë vend dhe mbase kështu kjo pasqyrë aspak e mirë është tregues se ku gjendet sot drejtësia kosovare, mbase te tri nivelet e saj”, ka vijuar ai. Tutje Kelmendi shton se në anën tjetër si duket KGJK- ja e vetme nuk mund të garantojë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve.

Të mbrohet pavarësia e sistemit

Profesori universitar Mazllum Baraliu ka veçuar se institucionet gjyqësore dhe të drejtësisë nuk janë të vetmet as të autorizuara dhe as të përgjegjshme që ta mbrojnë pavarësinë e tyre, shtyllën e tyre si të pavarur dhe funksionimit të prokurorive dhe të gjykatave, por siç tha duhet edhe nga jashtë, të tjerët pra, në radhë të parë institucionet kompetente dhe qytetarët, ta ndihmojnë dhe ta mbrojnë pavarësinë institucionale të drejtë- sisë, lidhur me punën e tyre, në mënyrë që sipas tij ata të mos kenë frikë nga ushtrimi me kujdes profesional dhe me përgjegjësi ligjore, por të merren vetëm me lëndët dhe përgjegjësitë e obligimet e tyre.”Përgjegjësia është e përbashkët nga jashtë dhe brenda, po ata nuk janë të amnistuar nga puna me përgjegjësi dhe profesionalizimin e tyre, me efikasitet dhe me kompetencë që nga jashtë të kenë faktorët dhe aktorët e ndryshëm të jashtëm të ketë interferime dhe ndikime politike në punën e institucioneve gjyqësore, por duhet përkrahur edhe kushtet më të mira, edhe pavarësinë dhe sigurinë e qetësinë që ta kenë punën e tyre të përditshme profesionale dhe institucionale”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Mazllum Baraliu. Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu ka nënvizuar se vetë fakti që gjendja në drejtësi e gjyqësi është e tillë dhe fakti se shumë pak ka dënime në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve tregon se drejtësia po çalon në këtë drejtim.”Kjo gjendje natyrisht do duhet të shoqërohej me dënime shumë të mëdha ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për shkelje të ligjit. Por deri më sot në mesin e gjykatësve dhe prokurorëve kemi pak raste kur janë dënuar, andaj mendoj se KGJK-ja, KPK-ja, presidenti, opinioni publik, duhet që të kërkojnë më tepër llogari”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

(Kosova Sot)