FIDANISHTJA

Mustafa i sigurt: Kosova s’ka humbur territor me Malin e Zi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, tha se është absurde kur thuhet të krijohet një komision për të vërtetuar se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.

Emërimi i Bulliqit në krye të këtij komisioni tha nuk mund ta paragjykojë dhe, sipas tij, asnjë komision i brendshëm nuk mund ta përcaktojë shënimin e vijës kufitare.

“Ne duhet t’i ulim gjakrat e të menduarit dhe mos të merremi me konstatime individuale, por që ti lihet ekspertëve profesional”, tha ai.

Ai tha se do të dëshironte që kufiri të jetë më Çakorr dhe Zhlep dhe do ta votonte me të dy duart, por se sipas tij, komisioni ka konstatuar se kufiri është aty ku ka qenë edhe më herët dhe se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër territor me Malin e Zi.

ARKATANA

“Pra nuk pres se do të zbulojnë diçka të re, porse Kosova ka humbur territor diku rreth dy kilometra me Maqedoninë”, tha Mustafa.

Çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet dhe se Brukseli e ka bërë të qartë se ky është një kriter që duhet të përmbushet.

Mustafa foli edhe për kohën kur ka qeverisur me vendin, i cili është sulmuar nga opozita me gazë lotsjellës dhe me vezë.

“Opozita me atë gazin lotsjellës që e pati përdorur në Kuvend na ka bërë gazë të botës”, tha Mustafa në RTK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.