United Hospital

Pacolli ia kthen në shkronja cirilike përgjigjet gazetës serbe: Kosova është e pavarur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjidhje e drejtë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është respektimi i ndërsjellë, ndërtimi i mundësive për bashkëpunim reciprok dhe pranim i realitetit se ekzistojnë dy vende që duhet ta ndërtojnë të ardhmen për qytetarët e vet, ka deklaruar për gazetën “Blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli.

“Mendoj se Serbia mund të luajë rol konstruktiv dhe të bëhet faktor stabiliteti në rajon”, ka thënë Pacolli, i cili në pyetjet e “Blicit” dërguar në gjuhën angleze, u është përgjigjur serbisht dhe në cirilikë, përcjell FoNet.

Në këtë rajon është i nevojshëm stabiliteti dhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet mu sikur të tjerët, ka thënë ai.

Serbët janë njerëz të mirë, porse ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen para gjyqit, mendon Pacolli, transmeton Koha.net.

FIDANISHTJA

Ramush Haradinaj dy herë ka qenë në gjyq dhe nuk është shpallur fajtor. Rasti në Francë ka qenë absurd, ka shtuar ai.

Pacolli hapjen e dialogut të brendshëm, të cilin e ka iniciuar Aleksandar Vuçiq e mendon hap të guximshëm e të drejtë.

“Mendoj se Serbia nuk guxon të mbetet peng i të kaluarës, ajo duhet të përballet me realitetin fakteve e të ligjeve. Sot Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës”, ka thënë Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.