Eko Higjiena

Këngëtarja e re Erta Qerimi merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Maltë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Erta Qerimi është një talente e re në zhanrin e muzikës. Ajo është nga Sadovina e Jerlive dhe do të jetë pjesëmarrëse “The Malta International Festival” nga Singer Stage në Maltë, që për Ertën është hera e parë që do të paraqitet në një festival ndërkombëtar, të këtij karakteri. Kjo talente e re që premton shumë edhe për të ardhmen, është pritur sot nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka uruar suksese Ertës që do të përfaqësoj vendin tonë atje.

“Ne do të mbështesim talentet e rinj si në fushën e artit, kulturës e sportit, dhe në këtë aspekt jemi të përkushtuar që ti mbështesim këta talent siç është Erta. Ne gjithashtu edhe grupet e ndryshme çoftë Ansamblin “Kemajl Azizi”, shoqëritë tjera, por edhe sportistët tanë që kanë qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Baku i kemi mbështetur, andaj dua të rikujtoj se do të vazhdojmë që të mbështesim edhe në të ardhmen gjithë ata që kanë treguar rezultate, e po ashtu edhe të rinjtë që kanë talent”, ka thënë Haliti.

UBT

Festivali ndërkombëtar në Maltë, ku do të merr pjesë Erta Qerimi nga komuna e Vitisë, do të mbahet nga data 1 deri më 6 nëntor në Maltë./rajonipress/