Hidromorava

Mashtrimi i dekadës!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Po bëhet gati një dekadë prejse liderët politikë të Kosovës kanë filluar ta premtojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Madje disa herë u tha se liberalizimi është “çështje muajsh”. Por, të gjitha këto shpresa i ka përmbysur dje presidenti Thaçi, i cili i kërkoi homologut të tij Ilir Meta shtetësi të Shqipërisë për kosovarët. Ndërsa analistët politikë thonë se nuk ka liri të lëvizjes përmes një shteti tjetër, shkruan sot, gazeta Zeri.

Hashim Thaçi ishte zgjedhur dy herë kryeministër i Kosovës me njërin nga premtimet kryesore në fushata zgjedhore, përpos punësimit, se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian do të kryhet shumë shpejt.

Një avaz të tillë të premtimeve Thaçi e kishte nisur në vitin 2010, në atë kohë si lider i PDK-së, duke u zotuar se kosovarët do të lëviznin lirshëm drejt BE-së disa muaj pas formimit të Qeverisë. Një rrugë të tillë të Thaçit e ndoqën edhe politikanët e tjerë.

Mobi Casa

Të tillë ishin ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj, si dhe ministri i tanishëm i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

Mirëpo pavarësisht se as pas 7 vjetëve zotimet për viza ende nuk i ka realizuar, Hashim Thaçi para pak ditësh ofroi një plan krejtësisht tjetër për t’i pajisur qytetarët me viza, duke kërkuar nga Shqipëria që t’ua japë qytetarëve të Kosovës shtetësinë në mënyrë që ata të udhëtojnë lirshëm.

E një gjë të tillë njohësit e proceseve politike e shohin si tentim për ta shfajësuar veten para qytetarëve për dështimin e realizimit të premtimeve të bëra gjatë viteve. Sipas tyre, nuk ka liri të lëvizjes përmes një shteti tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.