Eko Higjiena

Kryeministri Haradinaj: FSK-ja, adresë ku flitet vetëm për suksese

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ku është pritur me nderime nga Togu Ceremonial i FSK-së.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj pati një takim kokë më kokë me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Ministrisë, eprorët e FSK-së, dhe pjesëtarë të ekipit këshillues ndërlidhës të NATO-s, ku u bë prezantimi me temën “FSK, dje, sot dhe nesër”.

Në konferencën për medie, kryeministri Haradinaj ka thënë se për FSK-në flitet vetëm për suksese.

“Këtu është adresë ku mund të flasim vetëm për sukses. Është një adresë, është besimi i madh i qytetarëve të vendit me FSK-në dhe Ministrinë. Kjo shkallë e lartë e besimit duhet të lakmohet nga plotë institucione tjera të vendit”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Duke iu referuar sukseseve të FSK-së, kryeministri Haradinaj ka theksuar edhe procesin e rekrutimit të komuniteteve joshumicë, veçanërisht përparimin e madh që ka bërë FSK, në rekrutimin e pjesëtarëve të komunitetit serb.

Uji Dea

Kryeministri i ka atribuuar këtë sukses besnikërisë së pjesëtarëve dhe përkushtimit të tyre për të shërbyer në të mirë të atdheut dhe qytetarëve, por edhe mbështetjes së vazhdueshme nga aleatët.

“Është një besnikëri e gjithë pjesëtarëve në misionin që e kanë, në shërbim të atdheut dhe qytetarëve dhe poashtu është një besnikëri e aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’ju them dhe mund ta konfirmoj që më shumë se kurrë janë me Kosovën, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me perspektivën e Kosovës për t’i dhënë mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës, ushtrisë që e kem, por që duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij, përcaktimi për t’u bërë pjesë e NATO-s është legjitim dhe i dedikohet gjithë qytetarëve të Kosovës, në përputhje me interesin e komuniteteve jo shumicë, pasi sjellë më shumë siguri.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen dhe marrjen e zotimeve shtetërore, duke u shprehur i bindur se bashkërisht do të realizohen përgjegjësitë e marra.

“Në përfundim të takimit, nga kryeministri morëm shumë obligime, shumë detyra, por jam më se i bindur se bashkërisht me gjithë stafin e MFSK-së dhe FSK-në, të gjitha këto do t’i realizojmë” ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.