ARKATANA

Haradinaj: Nuk jemi të pashpresë për liberalizimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mendon se kosovarët janë të pashpresë rreth liberalizimit të vizave.

“Unë nuk mendoj që jemi të pashpresë në liberalizim”, tha Haradinaj i pyetur nga KALLXO.com rreth deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se marrja e shtetësisë shqiptare aktualisht është shpresa e vetme e kosovarëve për të lëvizur lirshëm në Evropë.

Rreth çështjes së nënshtetësisë shqiptare, kryeministri Haradinaj tha se nuk është kundër.

“Unë e kam marrë për vete. Nuk kam apliku, por herën e kalume më kanë thanë që dojnë me ma dhanë”, theksoi ai.

ARKATANA

Haradinaj theksoi se Qeveria është duke e kryer punën e vet dhe se nuk është duke humbur kohë.

Ndryshe, në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, presidenti Hashim Thaçi tha sot se nuk pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë në një të ardhme të afërt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është kusht nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Prandaj, ai kërkoi nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta, që t’i pajisë shtetasit e Kosovës me shtetësi shqiptare si rrugë që kosovarët të dalin nga ajo që ai e quajti “izolim klasik”. /Kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.