Mobi Casa

‘BE-ja vuri kushte për Kosovën të cilat nuk i kishte vënë për asnjë shtet tjetër për liberalizim’

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Bashkimi Evropian u tregua i padrejtë me Kosovën, sa i përket kushteve për liberalizimin e vizave, raporton “Zeri.info”.

Sipas Metës, BE-ja vuri kushte për Kosovën të cilat nuk ia kishte vënë asnjë shteti tjetër i cili synonte të jetë pjesë e BE-së.

Meta po ashtu në këtë takim me presidentin Hashim Thaçi, foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.

Sipas presidentit shqiptar, demarkimi me Malin e Zi, jo vetëm se është një kusht që është vënë për Kosovën nga BE-ja, por zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi do ti shërbente Kosovës që të ecte më tej drejt rrugës evropiane dhe euroatlantike.

“Zeri.info”, ju sjell një pjesë të fjalimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, lidhur me këtë çështje:

Fundamenti

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave nuk mund të ketë për momentin njeri në pozitë më të vështirë se sa presidenti i Shqipërisë…..unë kam patur një takim edhe drejtorin e përgjithshëm për zgjedhim të BE-së, dhe në të gjitha takimet që kemi patur theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi për të mos thënë diskriminimin, aq më tepër kur mund ta mendosh se para 40 viteve ka qenë më e lehtë që qytetarët e Kosovës të shkojnë më lehtë në shtetet e Evropës se sa shqiptarët e Shqipërisë.

Është e domosdoshme që me shumë mençuri të zgjidhet dhe të kalohet çështja e demarkacionit pasi kjo është mjaftë e rëndësishme jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për të gjithë perspektivën evropiane dhe euroatlantike për Kosovën, sepse unë besoj se e ardhmja e Kosovës dhe dëshira e të gjithë qytetarëve të Kosovës është perspektiva drejt Evropës.

BE nuk duhet të harroj në asnjë moment që politika e zhvillimit ka qenë katalizator i forcimit të sigurisë dhe paqes në këtë rajon që ka qenë problem në të kaluarën. Dhe kjo politikë duhet të vazhdojë dhe sinjali i parë është liberalizimin e vizave.

Kosova i ka plotësuar kushtet të cilat vendi ynë dhe vendet e tjera nuk i kanë pasur dhe i ka plotësuar dhe unë besoj se do të kaloj edhe këtë. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.