ARKATANA

Selimi kritikon kërkesën e Thaçit për përfshirjen e SHBA-së në dialog

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kërkesa e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e bërë ndaj SHBA-së për përfshirje në dialog me Serbinë, është ende duke u shqyrtuar.

Ani pse ende s’ka përgjigje zyrtare nga SHBA-të për përfshirje në fazën përfundimtare të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, i cili po zhvillohet në Bruksel, ky qëndrim i presidentit nuk është mirëpritur nga Vetëvendosje.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes ka thënë për lajmi.net, se Kosova nuk duhet miqtë e saj t’i shfrytëzojë për dialogun e padrejtë me Serbinë.

Mobi Casa

“SHBA-të janë pjesë e përhershme në rrugëtimin e shtetbërjes së Kosovës. Por, Qeveria e Kosovës nuk duhet që miqtë e saj t’i shfrytëzojë për dialogun e padrejtë me Serbinë”, ka thënë ai.

Selimi thotë se Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga SHBA-të që të pavarësohet nga politikat e Serbisë në Kosovë e jo që e të mbes edhe me tutje në varësin e saj.

“Dialogu me Serbinë e mbanë Kosovën peng të politikave të Beogradit. Prandaj ne duhet të kërkojmë ndihmë nga SHBA-të që të pavarësohemi nga politikat e Serbisë në Kosovë e jo që e të mbesim edhe me tutje në varësi të një agjende krejt të dëmshme për Kosovën siç është dialogu në Bruksel”, është shprehur deputeti i VV-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.