FIDANISHTJA

Pacolli premton njohje të rëndësishme për vendin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëntë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur nga gjithsej 114 vende të botës. Zyrtarisht Afganistani është vendi i parë që njohu Kosovën teksa i njohja e fundit figuron të jetë ajo e 1 marsit 2017, nga Bangladeshi. Ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Indeksonline është deklaruar lidhur me procesin e njohjeve të pavarësisë së vendit.

Sipas Pacollit, viti 2017 do të përfundojë me njohje të disa vendeve tejet të rëndësishme për Kosovën.

Madje Pacolli ka shtuar se njohja e këtyre vendeve do të jetë shumë progresive për vendin.

ARKATANA

“Jemi duke punuar në të gjitha fushat dhe unë besoj se viti do të përfundojë me suksese të mëdha apo të konsiderueshme në aspektin e njohjeve për Kosovën. Nuk mund të flasë për vende, por ju garantoj se janë vende shumë të rëndësishme të cilat do ta njohin”, ka thënë Pacolli.

Po ashtu Pacolli ka theksuar se në MPJ, është duke u punuar intensivisht lidhur me arritjet sa më të mëdha të këtyre njohjeve.

“Jemi duke punuar me një intensitet shumë të madh dhe jam i lumtur që MPJ-ja ka marrë rrugën e vet dhe po ecim me një shpejtësi të konsiderueshme dhe i kemi përpara edhe njohjet dhe jemi duke kontaktuar me disa shtete. Viti do të mbarojë me disa njohje tejet të rëndësishme”, ka shtuar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.