United Hospital

Lista e Daniel Serwer: Çfarë duhet të bëjë urgjentisht SHBA-ja për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë…

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analisti dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer një një postim në faqen e tij peacefare.net, ka shkruar se sugjerimet e tij për SHBA’në do t’i shpalosë në një ‘brifing’ për Ballkanin. Sipas tij, Brukseli po dështon t’i kryejë punët në Ballkan dhe se deklaratat e forta të Mogherinit nuk po bëjnë punë. Po çfarë duhet bërë në Ballkan dhe pse duhet të përshpejtohet integrimi i vendeve të rajonit në BE? Serwer, siç transmeton Gazeta Express, thotë se proceset e paqës në Ballkan duhet të përfundojnë.

SHBA-ja është përgjegjëse për tri marrëveshje të paqes në Ballkan: Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, duke e parandaluar luftën për më shumë se 15 vjet.

– Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reformën politike dhe ekonomike.

– Por, progresi është ngadalësuar, madje edhe është bllokuar që nga recesioni evropian.

– Kriza financiare greke, rrjedha masive e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, pastaj Brexit, kanë krijuar dyshime se premtimi i anëtarësimit në BE mund të plotësohet sa më shpejt.

– Tërheqja e BE-së nuk po funksionon ashtu si më herët, pavarësisht deklaratave të forta të Mogherinit.

– Ky është një problem për SHBA-në, sepse ne kemi qenë në varësi të Evropës për ta mbajtur barrën në Ballkan, me mbështetjen e SHBA-së kur është e nevojshme.

– Por nëse Brukseli dështon, marrëveshjet e paqes mund të shpërbëhen me pasoja serioze, si rritja e emigracionit, jo vetëm përmes por edhe nga Ballkani, pastaj rritja e radikalizimit të myslimanëve të Ballkanit dhe rritja e problemeve ruse pranë dhe madje edhe brenda NATO-s.

– Ajo që nevojitet, është kryesisht një përpjekje diplomatike dhe jo ushtarake për t’i përfunduar proceset e paqes në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të mund të hyjnë në NATO dhe BE, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Hidromorava

– Kjo përpjekje diplomatike mund të përfshijë:

*Rekomandim me Brukselin për kufijtë dhe shtetet ekzistuese të Ballkanit, duke përfshirë një përgjigje të programuar për çdo planifikim të referendumit të pavarësisë së Republikës Srpska.

*Anëtarësimi i shpejtë në NATO dhe BE.

*Asistencë me fokus sundimin e ligjit, veçanërisht kundër korrupsionit dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit.

*Theks i shtuar mbi bashkëpunimin e Gardës Kombëtare me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë.

*Themelimi i një të drejte në rajon dhe përpjekje për pajtim.

*Një përpjekje e shtuar për të zgjidhur çështjet specifike të vendit: mungesat kushtetuese dhe elektorale të Bosnjës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe emri i Maqedonisë.

– Përveç kësaj, ne duhet t’u kundërvihemi problemeve ruse duke zvogëluar varësinë e Ballkanit nga gazi i Moskës, duke sanksionuar ata që financojnë krerët e Ballkanit që kërcënojnë paqen, duke forcuar aftësitë tona mediatike dhe duke u konsultuar me qeveritë e Ballkanit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje.

– Këto nuk janë gjëra të shtrenjta, por të rëndësishme. Realizimi i tyre do ta ruante paqen dhe stabilitetin, do të shmangeshin kostot e mëdha, do të kufizoheshin trazirat e Rusisë dhe do të na jepnin neve shumë miq të sigurt dhe të begatë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.