ARKATANA

Fondacioni Kosovë – Luksemburg ndihmon Çerdhen e fëmijëve me pajisje të ndryshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Një donacion nga Fondacioni Kosovë – Luksemburg ka arritur sot për Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, që përfshin pajisje të ndryshme, aparaturë për pastrim, lodra etj.

Kjo do të mundësoj kushte më të volitshme si për personelin e këtij Institucioni, po ashtu edhe për plotësim të kushteve për fëmijët aty.

KKVITI

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka theksuar se ky donacion, vije në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ka dhënë Fondacioni Kosovë-Luksemburg në fusha të ndryshme e kështu edhe në krijim të kushteve në arsim./rajonipress/