Uji Dea

Qeveria injoron rekomandimet e ndërkombëtarëve për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur dje qëndrimin e tij se nuk do ta votojë versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht rekomandimeve të diplomatëve ndërkombëtarë që kjo çështje të procedohet sa më shpejt.

“Vota ime personale për këtë version është jo dhe mbetet jo”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Uji Dea

Ai gjithashtu tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë dhe në Çakorr, në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë vite më parë.
“Kufiri është në Çakorr e në Kullë dhe aty do të mbetet. Duhet një Komision i ri t’i kryejë procedurat që i takojnë ta vërtetojë. Ne mund të jemi më vonë me Demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova s’i ka versionet e tashme. Kjo temë mund të çalojë, por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor pritet të vijë përgjigjja për liberalizimin”, ka thënë ai.

Në anën tjetër ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.