Fundamenti

Republika po zbrazet

/ 9 minuta lexim
United Hospital

Lëvizjet e heshtura të qytetarëve jashtë vendit, nëpërmes kanaleve të ndryshme legale edhe ilegale, që po vazhdojnë si një rrjedhë e lumit të qetë dhe pa zhurmë, sipas analistëve politikë shfaqin mungesën ekstreme të perspektivës në vend, kryesisht të brezit të ri, të cilët duke e parë se nuk ka perspektivë në këtë shtet të dominuar nga krimi i organizuar dhe klanet kriminale që kanë në dorë çdo pore të jetës, ata po gjejnë mënyra çdo ditë për të lëshuar Kosovën, qoftë legalisht apo ilegalisht.

PASOJAT E KEQQEVERISJES 17- VJEÇARE

Në heshtje, kush po mundet po ikën

“Të gjitha qeveritë kosovare nga pas lufta janë fshehur pas temave të mëdha politike, me qëllim që të arsyetojnë dështimet e tyre në zvogëlimin e papunësisë, ngritjen e mirëqenies sociale dhe zhvillimin ekonomik. Sa më shumë që janë pasuruar pushtetarët dhe politikanët e Kosovës, aq më shumë është varfëruar popullata”, theksoi analisti Ymret Reshiti

Lëvizjet e heshtura të qytetarëve jashtë vendit, nëpërmes kanaleve të ndryshme legale edhe ilegale, që po vazhdojnë si një rrjedhë e lumit të qetë dhe pa zhurmë, sipas analistëve politikë shfaqin mungesën ekstreme të perspektivës në vend, kryesisht të brezit të ri, të cilët duke e parë se nuk ka perspektivë në këtë shtet të dominuar nga krimi i organizuar dhe klanet kriminale që kanë në dorë çdo pore të jetës, ata po gjejnë mënyra çdo ditë për të lëshuar Kosovën, qoftë legalisht apo ilegalisht.

Një numër i madh i qytetarëve po e shfrytëzojnë mundësinë legale për viza të punës në Gjermani. Për këtë fenomen më së miri flet edhe fakti se në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë të vitit 2017. Mirëpo,shumë të tjerë po detyrohen në mënyrë ilegale të ikin sa me larg. Duke parë që Qeveria e Kosovës po e përcjell symbyllur një lëvizje të tillë të qytetarëve jashtë vendit, qoftë me rrugë legale apo ilegale, analistët vlerësojnë se nga kjo ikje e heshtur do të zvogëlohet dukshëm numri i qytetarëve në Kosovë, sepse trendi i ikjes vazhdon çdo ditë e më shumë. Sidomos është fenomeni i ikjes së kuadrove profesionale, i mjekëve, infermiereve, por edhe në shumë profesione të tjera, të cilët të dëshpëruar në shtetin e tyre të inkriminuar deri në fyt me krimin e organizuar,po kërkojnë fatin e tyre jashtë dhe sa më larg Kosovës. Kjo është edhe më alarmante, sepse ka filluar të ikë dhe të varfërohet edhe truri intelektual i shtetit të Kosovës.

Perspektiva e errët

Analisti politik Ymret Reshiti thotë se ky fenomen është i tillë, ngase kapja e shtetit të Kosovës nga mafia politike dhe oligarkia kriminale kanë ngulfatur perspektivën e qytetarëve për të jetuar në Kosovë. Sipas tij, nga kjo e ligë është e prekur më së shumti pjesa më vitale e popullatës, e cila konsiderohet e ardhmja e Kosovës, pra rina, e cila me të madhe po kërkon të gjitha kanalet e mundshme për të ikur jashtë vendit, për një perspektivë dhe jetë më të mirë. “Papunësia rekorde dhe gjendja e vështirë sociale e familjeve kosovare janë përditshmëria e zymtë e qytetarëve të Kosovës. Premtimet e politikanëve kosovarë për hapje të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies së familjeve janë mashtrimet më të ulëta që iu kanë bërë këtij populli që nga pas lufta. Të gjitha qeveritë kosovare nga paslufta janë fshehur pas temave të mëdha politike me qëllim që të arsyetojnë dështimet e tyre në zvogëlimin e papunësisë, ngritjen e mirëqenies sociale dhe zhvillimin ekonomik. Sa më shumë që janë pasuruar pushtetarët dhe politikanët e Kosovës, aq më shumë është varfëruar popullata. Kosova po rrezikon me zbrazje nga emigrimi “biblik” i qytetarëve të saj, sidomos gjeneratave të reja të shkolluara që ndryshe këto ikje mund të quhen si “ikje të trurit të kombit””, u shpreh ai. “Ky trend i rritjes së qytetarëve nuk zgjidh asnjë problem që e mundon, por përkundrazi mund ta kolapsojë tërësisht Kosovën. Shpresojmë që Kosovën të mos e shohim në një të afërme të afërt vend ku bëjnë jetë pleqtë dhe plakat, për të cilën do të shkruhen novela të trishta. Është koha e rinisë për të marrë fatin e saj në duar, siç ka bërë disa herë në të kaluarën, për të shporrur këtë mafi politike dhe oligarkinë nga kapja e pushtetit”, tha Ymret Reshiti për “Kosova Sot”.

Fundamenti

Fajtore të gjitha qeveritë e pasluftës

Edhe analisti politik Jeton Kelmendi thotë se perspektiva e rinisë së Kosovës nuk është e mirë, prandaj kemi rritje të trendit të largimit të të rinjve. “Në fakt, brishtësia e institucioneve dhe militantizmi politik mund të jenë ndikues i madh, ngase kjo Qeveri nuk po merret me këtë problem, por vetëm me akomodim të ‘partiakëve të partive të koalicionit. Mendoj se Kosova kaloi prej krizës politike në krize morale, pas krijimit të Qeverisë. Sjellja jodemokratike e kryeministrit dhe ministrave të tij po ashtu ka impaktin e vet. Duhet thënë e vërteta, se këto janë vetëm disa nga problemet, ndërsa janë shumë fajtorë që ndikojnë, për çka fajet i kanë të gjitha qeveritë e pasluftës”, tha Kelmendi.

Ndërsa, njohësi i fushës së të drejtës, Blerim Burjani thotë se kjo çështje kërkon qasje emergjente të trajtimit dhe të ndryshohet procesi i defaktorizimit të të rinjve dhe klasës intelektuale, të cilët detyrohen të ikin nga Kosova, për të gjetur punë dhe mirëqenie. “Pra, duhet të punohet seriozisht në reformim të plotë ekonomik dhe dhënie përparësi zhvillimit ekonomik, çështjeve sociale dhe mbrojtjes shëndetësore. Këto tre prioritete me disa nënprioritete suportuese të prioriteteve të zbusin mundësinë e punësimit, e jo të shkohet nëpër vendet të tjera”, u shpreh ai. “Disa nga vendet, siç është Gjermania, ka nevojë për fuqi punëtore dhe ky shtet është ndihmësi më i madh në punësim me viza legale, punë që u japin punëtorëve shëndetësorë dhe të rinjve të tjerë për punë të ndryshme. Sidoqoftë, ndoshta kontaktet shtetërore për zhvillim ekonomik duhet të orientohen me Gjermaninë në Evropë dhe Britaninë Madhe, vende këto që kanë më pak papunësi dhe kanë nevojë edhe për fuqi punëtore, pra institucionet janë për këtë çështje për të bërë marrëveshje për zhvillim ekonomik, që të transferojnë teknologjinë e tyre të punës edhe në Kosovë, dhe investimet e tyre, kapacitetet t’i kemi këtu”, potencoi Burjani për “Kosova Sot”.

Mungojnë kushtet minimale

Edhe njohësi i zhvillimit të politikave ekonomike, Mustafë Kadrijaj thotë se dukuria e ikjes e qytetarëve është për të ardhur keq, sepse është tregues vendimtar që ky vend nuk ofron kushte minimale për të zhvilluar jetën dhe perspektivën e të rinjve. “Kosova kujton shumë momente historike të tentimit të largimit të qytetarëve. Kujtojmë marrëveshjen Jugosllavi- Turqi për largimin e shqiptarëve nga Kosova, presionin politik dhe ekonomik nga masat e dhunshme të viteve 90-ta, po ashtu edhe lufta e fundit e largimi i mbi gjysmë milioni shqiptarëve nga Kosova. Duke i marrë për bazë rrethanat e largimit në atë kohë është e pranueshme, sepse orkestrimi i largimit është bërë nga pushtuesit e Kosovës, por është paradoksale dhe e papranueshme që mbas 18 vjetëve çlirim dhe afër 10 vjet shtet Kosova dhe qeveritë e Kosovës mos të ofrojnë kushte minimale që të jetojnë qytetarët, të cilët janë më meritorët që të gëzojnë këtë vend”, ka thënë ai. ” Lind pyetja, pse kemi ardhur deri këtu dhe a ka fajtor…. normal që po, dhe për këtë janë institucionet dhe partitë politike, të cilat premtuan punësime astronomike dhe mirëqenie. Por, në momentin që marrin pushtetin, i harrojnë të gjitha dhe u kthehen interesave të veta dhe sponsorizuesve të tyre politikë dhe grupeve të tyre të interesit, duke e dëmtuar perspektivën e Kosovës në çdo aspekt të jetës. Në vendet kyçe vendosin njerëz të dëgjueshëm e më së paku profesionale, edhe prandaj janë të pafuqishëm, kështu që detyrohen të heshtin vetëm për të ruajtur vendin e tyre të punës”, tha Kadrijaj për “Kosova Sot”.

Sociologu Fadil Maloku është shprehur për “Kosova Sot” se fenomeni i “ikjes së trurit kombëtar” (national brain drain) është shkak i dështimit të sistemit tonë arsimor, i cili në të ardhmen do të bëhet edhe më kërcënues dhe më alarmues po qe se vazhdohet me këtë indiferencë të heshtur të institucioneve të shtetit. “Sot, diku mbi 50% të studentëve tanë janë të gatshëm të ikin nga Kosova shkaku i shkollimit të dobët që atyre u ofrohet në këtë vend. Shtetet e mençura që kanë strategji zhvillimore afatgjate, pretekstin e shpërnguljes së kuadrove të tyre nga vendi përpiqen ta zbusin dhe neutralizojnë përmes organizimit të programeve nacionale, ku komunitetit shkencor i krijohen kushte dhe rrethana lehtësuese për të prodhuar strategji dhe ide për shkallën, dimensionet dhe arsyet e mundshme të rrezikut që mund t’u kanosen shoqërive të tilla në të ardhmen e afërt dhe atë të largët. Kosova, duket që është larg këtyre ideve dhe mënyrave të paralajmërimit të hershëm të kërcënimeve eventuale sociale, politike, ekonomike, etj.”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.