Eko Higjiena

Pacolli: Kosova shembull për demokraci dhe diplomaci ndërkombëtare

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

“A mundet Kosova e vogël, të ndihmojë me diçka mendimin diplomatik botëror, eksperiencën e një diplomati? Sado paradoksale të duket si pyetje, unë besoj se të gjithë duhet t’i përgjigjemi me PO. Kosova, i jep shembull popujve që vuajnë diskriminimin etnik me eksperiencën e vet në luftën për shtet-formim, për demokraci dhe të drejta njerëzore, me Ibrahim Rugovën, të mbiquajtur Gandi i Europës. Kosova është shembull edhe për tolerancën ndaj pakicave. Pakica serbe ka me Kushtetutën tonë dhe në praktikë, një paket të drejtash, që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në botë”, ka vlerësuar Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli.

Nën organizimin e Akademisë Diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, filloi punimet konferenca e katërt me radhë e Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj dhe me përfaqësim nga vende të ndryshme të botës, me temën “Të drejtat e Njeriut dhe Demokracia”.
Në fillimin e punimeve të kësaj ngjarjeje, diplomatëve të pranishëm iu drejtua edhe Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punvëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Siç të gjithë e dinë, Prizreni konsiderohet nga media e gjithë botës si njëlloj kryeqyteti i bashkëjetesës fetare dhe ndëretnike. Dhe, tema është e qëlluar në kohën e duhur, në vendin e duhur”, ka thënë Pacolli.

Më pas, ai, ka folur edhe për ndihmën, që vendi i ri dhe i vogël si Kosova mund të ofrojë në diplomacinë ndërkombëtare.

ARKATANA

“A mundet Kosova e vogël, të ndihmojë me diçka mendimin diplomatik botëror, eksperiencën e një diplomati? Sado paradoksale të duket si pyetje, unë besoj se të gjithë duhet t’i përgjigjemi me PO. Kosova, i jep shembull popujve që vuajnë diskriminimin etnik me eksperiencën e vet në luftën për shtet-formim, për demokraci dhe të drejta njerëzore, me Ibrahim Rugovën, të mbiquajtur Gandi i Europës. Kosova është shembull edhe për tolerancën ndaj pakicave. Pakica serbe ka me Kushtetutën tonë dhe në praktikë, një paket të drejtash, që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në botë”, ka vlerësuar Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli.

Me një fjalë të pranishmëve i është drejtuar edhe Drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ambasador, Beqir Ismaili. “Shkolla Diplomatike përfaqëson aktivitetin më të rëndësishëm, në kuadër të Akademisë Diplomatike. Andaj, duke pasur parasysh ndihmën e shteteve demokratike në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke pasur të qartë rolin dhe rëndësinë e të Drejtavetë Njeriut në zhvillimin e shtetit të Kosovës, këto dy tema janë bosht i shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës sonë”, ka thënë Ambasadori Ismaili.

Në panelin e pare, diplomatëve të rinj iu adresuan me fjalën e tyre edhe z. Frank Hantke, Drejtor për Kosovë i fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, pastaj ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Shkolla diplomatike për diplomat të rinj vlerësohet si njëri nga aktivitetet më të rëndësishme vjetore të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila bashkon diplomatë të rinj nga e gjithë e bota. E veçanta e këtij viti është pjesëmarrja edhe e diplomatëve të rinj nga Tajlanda, veç diplomatëve nga vendet e rajonit si Kroacia, Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.