KKVITI

Amanet i fundit i albanologut Elsie: Dua të prehem në Shqipëri

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

U nda sot nga jeta në moshën 67 vjeçare albanologu i njohur kanadez, Rober Elsie. Shkrimtarja Flutura Açka i bërë sot një apel kryeministrit Edi Rama, që të mundësojë që albanologu Robert Elsie, të prehet në Shqipëri pasi ky është edhe amaneti i tij.

Statusi i plotë i Flutura Açkës

Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,

Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kulturën shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme.

Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modës në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!

Ja çfarë shkruante Elsie për Shqipërinë

Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978.

Eco Higjiena

Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij.

E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën.

Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip.

Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar.

Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet!,

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend.

Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm.

Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron…

Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri – mbase jam bërë shqiptar!

Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë