Eko Higjiena

Të shtuneve më s`dal

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kushtuar shokut dhe kritikut, Nuhi Ismajli

Mezi prisja të shtunën
me orë bashkë të rrimë.
Te pimë kafe te “ Kristali”,
të flasim për poezinë.

Të lexoja ndonjë varg
për ëndërrat me faqet push,
ti shpesh më jepje zemër:
Kështu s`e ka thënë askush!

Një ditë pëmenda vdekjen,
Atje, thashë, na presin!
Më qortove me buzëqeshje:
S`kemi kohë të vdesim!

Atëherë të të pyes unë ty,
e dua t`më tregosh drejt,
si i kreve gjithë ato punë
dhe ike kaq shpejt?!

KKVITI

Të shtuneve më s`dal,
sillem nëpër shtëpi,
e di se atje tek vendi ynë
nuk të takoj më ty.

Kam mbetur me një krah,
Nuhë a, më dëgjon?
Në këtë vjeshtë me mërzi
më thirr, t`paktën n` telefon!

Avdush Canaj

Vjeshtë, 2017