Eko Higjiena

Vendim që favorizon kaosin në arsim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pak ditë para se kryeministri Haradinaj ta kërkojë shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), që funksionon në kuadër të saj, kishte gjetur 60 raste të deklarimit të rremë të profesorëve me qëllim të akreditimit të programeve të disa universiteteve në Kosovë.

Vendimi i kryeministrit për shkarkimin e këtij Bordi po kundërshtohet ashpër edhe nga përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, që e mbikëqyrin fushën e arsimit në vend, transmeton zeri.info.

Eco Higjiena

Ndërkaq dy të shkarkuarit e KSHC-së, Rexha dhe Raka, i janë drejtuar kryeministrit Haradinaj, duke e quajtur shkarkimin e tyre të ndikuar dhe aspak të bazuar. Kryetari i KSHC-së, Blerim Rexha, ka thënë për “Zërin” se vendimi është i zbrazët dhe nuk ka asnjë arsyetim. “Është vendim që nuk i falet ta shkruajë një nxënës i shkollës së mesme juridike, e lëre më një Ministri e tillë”.

Rexha ka thënë se kur ka marrë detyrën ta udhëheqë këtë Bord kishte hequr dorë nga shumë pozita tjera, sikurse puna e mësimdhënësit në AUK. “Ne duhet ta pyesim veten tonë, a kemi qejf që ai mjek apo ai infermier t’i kontrollojë prindërit tanë. Po duam apo jo t’i dërgojmë në ato shkolla fëmijët tanë”, ka Rexha, transmeton zeri.info.