Mobi Casa

Rektori Hajrizi mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Joint Research Center

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Me ftesën dhe financimin e Komisionit Evropian, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Joint Research Center, në kuadër të Komisionit Evropian.

Punëtoria u mbajt në Selanik të Greqisë, kurse trajtoi çështje që lidhen me rolin e parqeve shkencore, teknologjive dhe inkubatorëve në ekosistemet inovative.

Me këtë rast, rektori Hajrizi është takuar me përfaqësues të shumë institucioneve evropiane dhe regjionale, me ç’rast edhe u pajtuan për të filluar bashkëpunimin dhe hulumtimin e përbashkët në fusha të ndryshme studimi, që do të zhvillohen në Kampusin Inovativ të UBT-së, si parku i vetëm i shkencës dhe teknologjisë në Kosovë, njëherësh edhe anëtare në IASP.

Eco Higjiena

Funksionet e dizajnuara dhe të implementuara në Qendrën Shkencore dhe Teknologjike, të ashtuquajtur UBT Innovation Campus, janë të bazuara në taktikat më të mira në botë dhe kontribuojnë dukshëm në ngritjen e punësimit, vetëpunësimit, bashkëpunimit, edukimit dhe industrisë, duke krijuar kështu një ekosistem.

UBT është lider në teknologji, inovacion dhe ndërmarrësi në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.