Uji Dea

Kapet hajni që kishte kryer vjedhje në Binqë dhe Drobesh të Vitisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë gjatë hetimeve të rasteve të “vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda” që kanë ndodhur në zonën e përgjegjësisë në Viti më konkretisht në fshatrat Binqë dhe Drobesh, Komuna e Vitisë, kanë arritur të identifikoj një të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer së paku (4) katër raste të “vjedhje dhe vjedhje të rënda” në lokacionet e lartcekura.

Kallëzimi penal është ngritur dhe është dorëzuar në prokurori në procedurë të rregulltë.

Fundamenti

Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti falënderon qytetarët e saj për bashkëpunimin që kanë ofruar, duke na ndihmuar në kapjen e autoreve që dyshohet se kanë kryer këto vepra penale.

Gjithashtu policia inkurajon qytetarët që të gjithë ata që kanë njohuri për kryes të mundshëm të ndonjë vepre penale të njoftojnë policin në mënyrë që policia të i kap ata, dhe të sillen para gjykatave përkatëse njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/