UBT

Ja çfarë thotë BE-ja lidhur me propozimin e Haradinajn për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian vazhdon të heshtë përball propozimit të Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndërrimin e versionit aktual të demarkacionit më Malin e Zi.

Ata nuk kanë komentuar madje as emërimet në komisionin e ri për verifikimin e vijës kufitare ndonëse kanë pasur një rol kyç gjatë këtij procesi.

Zyra e BE-së në Prishtinë nuk ka komentuar se rreth veprimit të qeverisë Haradinaj për kthimin e demarkacionit në pikën zero.

Fundamenti

Në një përgjigje për Indeksonline, BE ka thënë se për çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave nevojitet ratifikimi sa më parë i demarkacionit me Malin e Zi.

“Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë që i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e konsiderojmë atë një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.

Ndryshe rikthimi në pikëz zero të ligjit për demarkacionin pos kundërshtimit të ndërkombëtarëve pritet të ketë kundërshtime edhe nga vetë Mali i Zi, sepse kohë më parë parlamenti i tyre ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin duke e quajtur një teme të mbyllur për ta. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.