UBT

Ahmet Selmani, fitues i Orës së Madhe letrare “Agim Ramadani” në Stubëll

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për dallim nga vitet tjera, kësaj here, Manifestimi Kulturor e Shkencor “Dom Mikeli”, në Stubëll të Vitisë, solli prurje pak më të reja dhe ka përfunduar në mënyrë më të mirë të mundshme. Pse jo? Në këtë eveniment kulturor e shkencor erdhën shumë krijues nga Tirana, Kumanova, Shkupi, Tetova, Prishtina, Shkodra, Bujanoci, Ferizaji, Gjilani e mese të tjera shqiptare.

Pas pjesës së parë shkencore, e cila u mbajt me temë: “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referuan autorët: Bajram Kosumi nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan; Shaban Sinani QSA nga Tirana; Skënder Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, u mbajt edhe Ora e Madhe letrare shpërblyese, e cila ishte njëra nga pikat e radhës që zgjoi interesim të madh tek artdashësit e kësaj pjese kulturore.

Kësaj here, juria e përbërë nga Prend Buzhala, krijues e kritik letrar, Qibrije Demiri, profesoreshë e Universitetit dhe Naime Beqiraj, krijuese e gazetare, i dalliuan disa nga krijueset femra, të cilave ju dhanë vendet e para dhe të dyta për poezi. Andaj kësaj here, për çmimet e fituara të gjinisë femërore, juria në fjalë ndau çmimin e parë për poezi poetet: Irena Gjoni dhe Rozafa Shpuza. Ndërsa, vendin e dytë zunë Zana Pira, poete nga Pozharani dhe Zade Kuqi, poete.

Uji Dea

Po ashtu, poezia më e mirë e Orës së Madhe letrare ishte e Ahmet Selmanit, (poet nga Shkupi), me titull: “Letra e Mikel Tarabolluzit” (ose Lazër Mjeda nga Shkupi), e cila poezi e mori çmimin “Agim Ramadani” në këtë manifestim kulturor. Pas kësaj Ore letrare, organizatori ndau edhe një çmim të Shoqatës së këtij fshati për Shtjefën Demaj, mësues veteran nga kjo anë. Në fund, Ansambli “Rugova” nga Rugova, para pjesëmarrësve të këtij manifestim kulturor dha një program të pasur e të larmishëm me valle popullore./tefik selimi./rajonipress/