Fundamenti

Zëvendëskryeministri i Parë mbështet Merkelin në garën zgjedhore të Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Behgjet Pacolli ka dal në përkrahje të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila nesër pritet të votohet për herë të katërt për shefe të Gjermanisë. Reagimi i Pacolit ka ardhur pas një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila thërriste shqiptarët të mos e votonin Merkelin në zgjedhjes e së dielës.

Pas Vetëvendosjes e cila u pozicionua kundër rizgjedhjes së Angela Merkelit për Kancelare të Gjermanisë ka ardhur reagimi tjetër në përkrahje të saj nga një zyrtar i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka thënë se nesër është ditë e rëndësishme për Gjermaninë derisa Merkelit i ka uruar fat.

Mobi Casa

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelarës Merkel”, ka shkruar Pacolli nw FB.

Në një komunikate për media që Lëvizja Vetëvendosje e bëri dje, ashtu sikur Presidenti autokrat turk, u ka dhënë instruksione shqiptarëve në Gjermani që të votojnë për partitë e majta, kundër partive të djathta, edhe kjo parti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.