Eko Higjiena

Demarkacioni e dërgon Haradinajn në Mal të Zi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitën e parë jashtë shtetit do ta realizojë në Tiranë dhe më pas pritet ta vizitojë Podgoricën, ku me autoritet shtetëror atje do ta diskutojë çështjen e demarkacionit të kufirit mes dy vendeve. Pala kosovare shpreson që kjo marrëveshje mund të rinegociohet, përderisa ajo malazeze e sheh si kapitull të mbyllur, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kryeministri Ramush Haradinaj së shpejti pritet ta vizitojë Malin e Zi, ku me zyrtarët shtetërorë në Podgoricë do të mundohet ta “sqarojë” çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kjo njëherësh do të jetë ndër vizitat e para të shefit të Qeverisë kosovare jashtë shtetit, pasi që ka qenë pikërisht ai që e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruar dy vjet më parë në Vjenë.

Eco Higjiena

Haradinaj sa ishte në opozitë pretendonte se me këtë Marrëveshje të Demarkacionit Kosova i humb 8200 hektarë tokë, përderisa kufiri i Kosovës, sipas tij, do të duhej të jetë në Çakorr, shkruan tutuje “Zëri”.

Pas marrjes së “timonit” të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Demarkacion me në krye Murat Mehën dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili po ashtu e kundërshtonte një Marrëveshje të tillë të Shënimit të Kufirit me Malin e Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.